Telegrafi

E ngacmojnë Marinën “live” në emision: Mjaft më, na çmendët me çunat me mjekër

Prezantuesja seksi, Marina Vjollca, vazhdon të jetë objekt i ngacimeve edhe kur kryen punën e saj.

Marina e cila njihet për paraqitjet e saj në emisionin sportiv të Top Channel, do të shfaqet secilën mbrëmje në ekran.

Dhe në paraqitjen e saj, kur edhe u lidh direkt nga sheshi me prezantuesen tjetër super seksi Albana Osmanin, ishte prezantuesi kryesor ai që ngacmoi Marinën, kur Albana ndali një djalosh me mjekër, shkruan Telegrafi.

“Vazhdo Albana me energjinë që je duke reflektuar, por ama mjaft më me këta meshkuj me mjekër se na çmendët”, u shpreh Manushi.

Më pas Marina qeshi me këtë ngacmim të Manushit, teksa aspak nuk u përmbajt as Albana Osmani.

Marina është në lidhje me Getoar Selimin, reperin me mjekrrën gjigante. /Telegrafi/