Kompania rajonale e ujësjellësit “KRU Prishtina” ka bërë të ditur se punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasur në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.
Në njoftimin për media thuhet se kjo është e neveritshme dhe shumë shqetësuese.
Lexoni të plotë njoftimin:
Punonjësit e mirëmbajtjes në Graçanicë kanë hasë në një pishinë publike duke e mbushë me ujë të pijshëm.
E neveritshme dhe më shumë se shqetësuese.
Do të inspektohen të gjitha pishinat, bashkërisht me laborator, duke bërë matjen e sasisë së klorit.
Ndëshkim maksimal!. /Telegrafi/