Tamiko Warner shkaktoi 10 mijë dollarë dëme në aeroportin e Memphisit të Shteteve të Bashkuara, pasi u nervozua që i kërkuan 20 dollarë më shumë për shkak të peshës së bagazhit.
Pasi refuzoi të kryente pagesën shtesë, pasagjerja rrëzoi disa orendi dhe aparatura dhe më pas aktivizoi një shishe për të shuar zjarrin, transmeton Telegrafi.
Udhëtarët u detyruan të dilnin përjashta në mot të ftohtë, pasi pjesa e brendshme u mbulua me mjegullën e bardhë dhe erën e ithët.
“Nuk brengosen edhe nëse shkoj në burg, kjo është gjëja e duhur që duhet bërë”, ka thënë Warner.
Roja e sigurisë e kanë arrestuar atë, për ta dorëzuar te njësitet e policisë që po merren me rastin.
Derisa po vazhdon të jetë në mbajtje, pritet të akuzohet për sjellje të çrregullt dhe vandalizëm. Minimumi i dënimit me gjobë për këtë shkak, mund të jetë deri në pesëmijë euro. /Telegrafi/