Telegrafi

E ndjera nga Malisheva ishte diagnostifikuar me COVID-19 tri ditë më parë

Zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Artan Paqarizi ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e parë nga coronavirusi në Malishevë.

Paqarizi për RTV Dukagjinin thotë se e ndjera nga fshati Banjë është diagnostifikuar me COVID-19 me 5 prill ndërsa sot ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive.

“E ndjera ka qenë e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ndërsa sot ka ndërruar jetë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Komunës së Malishevës njofton se e ndjera është varrosur menjëherë gjatë ditës në bazë të rekomandimeve të institucioneve shëndetësore dhe Bashkësisë Islame.

Paqarizi thotë se deri më tani nga Malisheva janë nëntë të shëruar, ndërsa shton se edhe dhjetë persona tjerë kanë dalë negativ në testet e para dhe sipas tij pritet që të njëjtit ta kalojnë edhe testin e dytë për t’u shpallur klinikisht të shëruar”.

Lexo po ashtu Vdes 66 vjeçarja nga Malisheva - shkon në gjashtë numri i viktimave me COVID-19 në Kosovë

Ai thotë se IKSHP ka marrë edhe mostra tjera të rasteve të kontaktit ku edhe pritet të dalin rezultatet e reja./Telegrafi/