Site icon Telegrafi

E ndjen mungesën e familjarëve, Beatrix Ramosaj emocionet dhe nisë të qajë në Big Brother VIP

Foto: Top Channel

Spektakli i së martës ka qenë i mbushur me emocione dhe befasi në Big Brother VIP.

Por pas mbarimit të tij, duket se njëra prej banorëve është treguar më e ndjeshme dhe e papërmbajtshme në lot.

Bëhet fjalë për këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila ka filluar të qajë pasi e ka ndjerë me të amdhe mungesën e familjarëve të saj.

Foto: Top Channel

Einxhel Shkira dhe Arjola Demiri i janë gjendur pranë duke u munduar që me humor ta qetësojnë dhe t’ia rikthejnë buzëqeshjen.

Lexo po ashtu Nisin shkëndijat e para mes DJ PM dhe blogeres Sarah, dyshja diskutojnë për afrimitetin e krijuar në BBV

Arjola i ka thënë që aty brenda të gjithë e ndjejnë mungesën e nënave të tyre e familjarëve, të cilët kanë tashmë më shumë se një muaj që nuk i kanë parë.

Foto: Top Channel

Më pas janë bashkuar edhe Sabiani me Donaldin, të cilët gjithashtu i janë gjendur pranë këngëtares në këto momente emocionale.

Përndryshe, mbrëmja e së martës i kurseu banorët e shtëpisë së Big Brother VIP nga një eliminim, pasi televotimi i javës i hapur për të nominuarit u shty për të premten, deri edhe kur do të largohet banori i radhës. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version