Telegrafi

E ndjek nga pas deri në ashensor, hajni rrah brutalisht një grua dhe ia vjedh çantën – kamera e sigurisë filmon sulmin në Kuala Lumpur (Video, +18)

Një hajn i dhunshëm kishte ndjekur nga pas një grua e cila ishte futur në ashensor, të cilën filloi ta godasë pamëshirshëm në të gjitha pjesët e trupit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur brenda ashensorit në afërsi të stacionit të trenit Taman Mutiara në Kuala Lumpur të Malajzisë, transmeton Telegrafi.

Kamera e sigurisë brenda ashensorit shfaq viktimën 48-vjeçe, e cila mundohet të mbrohet derisa grushtohet dhe shqelmohet nga hajni.

Në momentin që mbyllen dyert e ashensorit, hajni fillon ta godas pa ndërprerë gruan e cila fillon ta humb forcën dhe të rrëzohet në dysheme.

Megjithatë kjo nuk i mjaftoi hajnit i cili vazhdonte ta godiste dhe insistonte t’ia vidhte çantën që e mbante gruaja në dorë.

Në fund pasi që hapen dyert e ashensorit, hajni largohet nga vendi i ngjarjes me çantë sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Megjithatë siç raportojnë mediat lokale, të gjithë personat që kanë informacione që ndihmojnë policinë në kapjen e hajnit, do të shpërblehen me 1,900 funte. /Telegrafi/