Site icon Telegrafi

E ndihmoi në momentet më të vështira, gruaja nga SHBA-të e shpërblen me veturë të re kanadezin

Një burrë nga St John, Kanada është shpërblyer me një veturë të re, për shkak se kishte shkuar për të ndihmuar një shtetase amerikane që të ribashkohet me familjen e saj përgjatë kufirit me Alaskën.

Në nëntor, Gary Bath është duartrokitur kur u raportua se kishte dërguar Lynn Marchessault dhe familjen e saj nga Pink Mountain B.C në veri të vendlindjes së tij, e deri në kufirin me Alaskën në afërsi të Beavwer Creek, Yukon, pasi kishte kërkuar ndihmë online, transmeton Telegrafi.

Marchessault po udhëtonte nga Georgia në drejtim të Alaskës që të bashkohet me bashkëshortin dhe nuk mund të voziste nëpër atë terren, për shkak të temperaturave të ulëta dhe terreni të papërshtatshëm.

Kështu u kyç në internet për të kërkuar dikë që do ta ndihmonte të arrinte në destinacion. E Bath pa hezituar u lajmërua duke i ofruar asaj vozitjen prej 1.700 kilometrave deri në Alaskë.

“Dikush kërkoi ndihmë, e pasi që ishte në pozitë që mund ta ndihmojë, mendova me vete ‘pse mos ta bëjë’”, tha Bath.

Tani ajo dhe bashkëshorti i saj i kanë ofruar atij një veturë të re – dhe furnizime të pafund me gjalpë të kikirikut nga kompania amerikane Planters.

Prej asaj kohe Bath dhe Marchessault mbajnë kontakte, madje flasin çdo ditë në internet. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version