Telegrafi

E ndëshkoi me karton për lëvizjen kreative, Neymar u konfrontua verbalisht me gjyqtarin në tunel

(Foto: Screenshot/Twitter/YouTube)

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka reaguar ndaj arbitrit Jerome Brisard se e ka ndëshkuar pa të drejtë për lëvizjet e tij në ndeshjen kundër Montpellier.

27-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë për një lëvizje kreative, e njohur si ‘rrëshqitja e ylberit’, në ndeshjen e Ligue 1, të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat 5-0.

Lexo po ashtu Neymari ishte ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Montpellier shkaku që ‘turpëroi’ kundërshtarët me driblimet e tij

Ai reagoi menjëherë në fushë, mirëpo tensionet vazhduan edhe në tunel gjatë shkuarjes në zhveshtore kur braziliani e shprehu hidhërimin e tij derisa gjyqtari ishte duke biseduar me Marco Verrattin.

“Unë luaj futboll dhe ai më jep karton të verdhë. Tregoni se nuk mund të më japë të verdhë”, është dëgjuar Neymar duke iu referuar gjyqtarit.

Ndërsa Brisard iu përgjigj me qetësi duke kërkuar nga Neymar që të qetësohej, teksa ai shkonte drejt zhveshtores me bashkëlojtarët. /Telegrafi/