Telegrafi

E ndërtoi një kasolle në mal, që 30 vite jeton i vetëm aty (Video)

Ilustrim

Richard Proenneke, para 24 vitesh e ka ndërtuar një kasolle prej druri. Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka jetuar aty, ndërsa ushqimin e ka siguruar me gjueti e peshkim. Pjesën tjetër të ushqimit e ka mbjell, kurse drunjtë për ngrohje i ka prerë aty në afërsi.

Po ashtu, ai është marrë edhe me meteorologji dhe studime të ndryshime për natyrën.

Shumë shkrimtarë dhe gazetarë janë të interesuar që t’i kenë këto shënime të vlefshme, për interesat e tyre profesionale. Kjo e ka irrituar këtë vetmitar. Ndaj, në një pjesë të dokumentarit për jetën e tij, Proenneke flet se si gazetarët po i ngatërrojnë gjërat, vetëm që tregimi i tyre të jetë më interesant për publikun, diçka që atij fare nuk i pëlqen. /Telegrafi/