Telegrafi

E ndarë prej disa muajsh nga Mozzik, Loredana Zefi thotë se është beqare

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

Reperja e njohur, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, Loredana Zefi, duket se po vazhdon të jetë beqare.

Kështu të paktën ka bërë të ditur në një postim të fundit të shpërndarë me fansat në InstaStory.

Ajo u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’, ndërsa nuk munguan ngacmimet rreth jetës private.

Loredana Zefi (Foto: Instagram)

“A je beqare”, përgjigja e biondes ka qenë e menjëhershme duke e theksuar me një “Po” të zgjatur.

Lexo po ashtu Loredana Zefi: Kam nevojë për një fëmijë të dytë

Krijuesja e hitit “Nëse don” në vitin që lamë pas u ribashkua me partnerin e saj, Mozzik, por kjo zgjati për vetëm një muaj.

Ata njoftuan ndarjen duke thënë se provuan sërish, por që nuk funksionoi edhe kësaj here.

Ish-çifti ndajnë një vajzë të vogël së bashku të quajtur, Hana. /Telegrafi/