Policët në Surrey të Anglisë, nuk po mund t’i besonin syve kur ndaluan një shofere dhe ia gjetën veturën të stërmbushur me gjësende.
Njësitet e mbrojtjes së rendit, kishin marrë disa lajmërime, se në autostradë ndodhej një veturë që nuk po lëvizte si duhet dhe mund të shkaktobte ndonjë aksident, transmeton Telegrafi.
Pas ndalimit, është mësuar se pensionistja kishte me vete të gjitha gjërat që i përkisnin, sepse po zhvendosej. Madje, ajo kishte qese të mbushura edhe në hapësirën e pedaleve, gjë që i ka penguar në masë të madhe.
“Vetura është ndaluar, shoferja e moshuar nuk kishte vënë syze dhe brenda ishte gjendje e parregullt. Nuk ka evidencë se ka qenë duke jetuar brenda” thuhet në raportin policor.
Raportohet se shumica e gjësendeve i janë larguar, për t’i mundësuar që të vozitë si duhet deri në lokacionin e duhur, ndërsa është lëshuar me vetëm një paralajmërim. /Telegrafi/