Telegrafi

E ndalën për test alkooli, policia australiane qëllon me revole elektrike shoferin (Video)

Shoferi i një veture që ishte ndalur nga policia për t’ju nënshtruar testit të alkoolit, është goditur me revole elektrike nga policia, ku sipas viktimës së dhunës ata përdorën forcë të tepruar dhe pa kurrfarë arsye.

Pamjet amatore janë filmuar me telefon mobil nga miku i burrit i cili qëllohet me revole elektrike në prezencë të gruas së tij, e cila nuk ndalet duke bërtitur nga frika, transmeton Telegrafi.

Pamjet rrëqethës shfaqin momentin kur policia pasi i thanë shoferit se është i lirë të vazhdojë rrugëtimin, njëri prej tyre futet brenda dhe e godet me revole.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Australi, ndërsa pas publikimit të pamjeve tre policët janë duke u hetuar për përdorim të tepruar të forcës. /Telegrafi/