Telegrafi

E ndalën pasi e zunë duke vozitur veturën e golfit pa targa, shefja e policisë në Florida i tregon ID-në – publikimi i videos e detyron të japë dorëheqje

Një video që është bërë hit në rrjetet sociale është filmuar në Shtetet e Bashkuara.

Shefja e policisë në Tampa të Floridës ka dhënë dorëheqje, pasi së fundmi ishte ndalë në komunikacion për një kontroll rutinore, transmeton Telegrafi.

Problemi filloi kur ajo ia tregoi patrullës së policisë ID-në e punës, dhe u kërkoi që ta lëshojnë dhe ta falin. Në anën tjetër, zyrtarë policor po kërkojnë hetimin e këtij rasti.

O’Conor dhe bashkëshorti i saj ishin ndalur gjatë 12 nëntorit, kur një zyrtar policor i vërejti duke lëvizur në rrugë me mjetin motorik për golf që nuk kishte fare targa.

Videoja e bisedës së saj që u filmua nga kamera e vendosur në uniformën e polici ka nxitur që të fillojnë hetimet ndaj saj.

O’Conor fillon bisedën me pyetjen e parë: “A është kamera e juaj e kyçur”. E pasi që polici e konfirmon që po, ajo vazhdon bisedën: “jam shefe e policisë në Tampa”.

“Shpresoj që do të na lëshosh sot”, tha ajo, e pikërisht ky veprim i kushtoi shtrenjtë. /Telegrafi/