Telegrafi

E mrekullueshme: Google mundëson përdorimin e aplikacioneve Android në Chrome OS

Google me sa duket ka harruar ta përmend gjatë Google I / O një informatë të rëndësishme. Gjiganti i teknologjisë ka njoftuar se tani e ka bërë të mundur që aplikacionet e saj në Android të mund të përdorën edhe në sistemin operativ Chrome OS.

Lajmi, i cili u zbulua më herët gjatë ditës së sotme, e ka konfirmuar se Google do të sjellë miliona aplikacione nga Google Play Store në linjën gjithnjë e më popullore të laptopëve të saj – Chromebook.

Në një postim në blogun e saj, Google tha se zhvilluesit e aplikacioneve tani do të jenë në gjendje për ta “zgjeruar shtrirjen” e aplikacioneve të tyre edhe në Chrome OS më vonë këtë vit.

Kompania ka shpjeguar disa nga përfitimet për përdoruesit e Chrome OS, disa prej të cilave përfshijnë multitasking brenda një shfletuesi të plotë në desktop, të bëjnë shpërndarjen e fajllave në mënyrë shumë të lehtë në mes Chrome dhe Android dhe të kenë kompatibilitet mes tastierës dhe mausit.

Përdoruesit e Chrome OS do të marrin edhe njoftimet e Android në laptopët e tyre Chromebook.