Telegrafi

E mposhti kundërshtarin për 54 sekonda – Florian Marku thotë fjalë të mëdha pas duelit

Florian Marku ia doli që ta mposhte Dylan Moran për vetëm 54 sekonda.

Derisa shikuesit ishin akomoduar që të shikonin një duel që pritej të zgjaste së paku pesë raunde, boksieri shqiptar e përfundoi shpejtë duelin.

Pas përballjes, Marku ka thënë se ai adhuron këto duele, por njerëzit po e shmangin atë.

Lexo po ashtu Florian Marku shkatërron kundërshtarin - fiton duelin pas vetëm 54 sekondash

“I dua këto luftime të mëdha, por njerëzit vazhdojnë të më shmangin”, ka thënë Marku pas fitores.

“Ben (Shalom, promovuesi i Markut dhe kreu i BOXXER), më sill Josh Taylor, Conor Benn, Kell Brook”.

“Nuk e di kë tjetër ke, por më sill dikë që mund të tregojë se çfarë mund të bëj. Unë kam dy duar dhe falë Zotit mund të tregoj se çfarë mund të bëj”, ka shtuar më tej boksieri shqiptar. /Telegrafi/