Site icon Telegrafi

E mposhti Gjilanin, por Fadil Ademi nuk e ka synim të qëndrojë te Llapi

Trajneri Fadil Ademi, që dikur ka udhëhequr Hysin, aktualisht është trajner i Llapit, pas shkarkimit të Bylbyl Sokolit.

Në ndeshjen e parë në drejtimin e Llapit, ai shënoi fitore ndaj Gjilanit me rezultat 3-1.

Por edhe fitorja bindëse nuk ka bërë që ai të merr vendim që të qëndrojë në krye të Llapit, duke thënë se pret që kryesia ta gjejë trajnerin e ri.

“U kam thënë kryesisë që duhet ta gjejnë një trajner për shkak të angazhimeve që kam me një punë tjetër”.

“Do të jem ushtrues detyre i trajnerit derisa të vijë trajneri i ri”, ka thënë Ademi pas ndeshjes.

Klubi kishte paralajmëruar që është në bisedime me tre trajnerë dhe pritet vendimi në ditët në vijim.

Tashmë klubin është duke e udhëhequr Tahir Batatina, pasi një pjesë e madhe e klubit ka dhënë dorëheqje. /Telegrafi/

Exit mobile version