Site icon Telegrafi

E mposhti Cityn pas tre vitesh, Arteta: E mrekullueshme, triumfuam ndaj më të mirëve në botë

Arsenali ka arritur ta fitoj Superkupën e Anglisë pas një finale spektakolare ndaj Manchester Cityt.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 1-1 me Topçinjtë që realizuan një gol në sekondën e fundit të takimit për të shkuar dy ekipet në penallti.

Nga 11 metërshit më të mirë ishin londinezët që fituan me rezultat 1-4.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se është një ndjenjë e mrekullueshme të fitosh trofe kundër skuadrës më të mirë në botë.

Lexo po ashtu ‘A e dini pse i humbëm tre Community Shield radhazi?’ – Guardiola ngacmon rivalët pas humbjes nga Arsenali

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në Wembley kundër skuadrës më të mirë në botë. Sidomos mënyra se si e bëmë”.

“Ne patëm raste të shkëlqyera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam. Nuk e dinim se si mund të kishte shkuar”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Man City 1-1 Arsenal, veçohen Saka e Ramsdale

“Megjithatë, bëmë zgjedhjet e duhura, gjetëm një moment dhe bindje që na lejoi të barazonim fillimisht dhe më pas të fitonim në penallti. Sot treguam elasticitet dhe luftuam”, tha Arteta.

Arsenali mori një fitore ndaj Cityt pas tre vitesh, pasi hera e fundit kur londinezët kishin triumfuar ndaj kampionëve të Evropës ishte 18 korriku i vitit 2020 në kuadër të Kupës FA. /Telegrafi/

Exit mobile version