Telegrafi

E moshuara vret veten, 85 vjeçarja kreu aktin pas vdekjes së burrit në përmbytjet e shtatorit në Itali

Një grua 85-vjeçare u hodh nga porti në Pantelleria dhe u mbyt të enjten në Itali.

Këtë gjë, ajo e bëri pasi la një shënim duke thënë se nuk mund të vazhdonte pa bashkëshortin e saj të ndjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin, i cili u përfshi nga një përmbytje në ishullin sicilian të shkaktuar nga moti ekstrem më 10 shtator.

Alarmi është ngritur nga një kalimtar i rastit por ushtarakët e Autoritetit Portual nuk kanë mundur të ndihmojnë, duke e nxjerrë vetëm trupin e pajetë.

Ndryshe, edhe së fundmi stuhi të fuqishme goditën jugun e Italisë duke përmbytur plotësisht disa pjesë të ishullit të Sicilisë.

Si rezultat, Mbrojtja civile e Italisë ka lëshuar paralajmërime për mot të rëndë për rajonin e Sicilisë dhe atë fqinjë të Kalabrisë. /Telegrafi/