Një grua 85-vjeçare u hodh nga porti në Pantelleria dhe u mbyt të enjten në Itali.
Këtë gjë, ajo e bëri pasi la një shënim duke thënë se nuk mund të vazhdonte pa bashkëshortin e saj të ndjerë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin, i cili u përfshi nga një përmbytje në ishullin sicilian të shkaktuar nga moti ekstrem më 10 shtator.
Alarmi është ngritur nga një kalimtar i rastit por ushtarakët e Autoritetit Portual nuk kanë mundur të ndihmojnë, duke e nxjerrë vetëm trupin e pajetë.
Ndryshe, edhe së fundmi stuhi të fuqishme goditën jugun e Italisë duke përmbytur plotësisht disa pjesë të ishullit të Sicilisë.
Si rezultat, Mbrojtja civile e Italisë ka lëshuar paralajmërime për mot të rëndë për rajonin e Sicilisë dhe atë fqinjë të Kalabrisë. /Telegrafi/