Site icon Telegrafi

E moshuara feston ditëlindjen e 100-të duke u hedhur me parashutë për herë të parë

Një infermiere e Luftës së Dytë Botërore, e cila shërbeu në vijën e parë të frontit, festoi ditëlindjen e saj të 100-të këtë javë duke u hedhur me parashutë për herë të parë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Raymonde Sullivan, nga Sebastian, Florida, hyri në dekadën e ardhshme të jetës kur u hodh nga një aeroplan në Sky Dive Sebastian të hënën.

“Nuk e kisha bërë kurrë dhe kam bërë shumë gjëra në 100 vjet, kështu që mendova se duhet ta bëj sa të mundem”, tha Sullivan.

Pamjet interesante tregojnë momentin drithërues kur njëqindvjeçarja e lidhur për krah instruktorit të parashutizmit teksa hidheshin nga avioni.

“Është e frikshme”, tha ajo pas hedhjes me parashutë. /Telegrafi/

Exit mobile version