Site icon Telegrafi

E moshuara e Gostivarit paraqet në polici të birin e saj dhe nusen e tij

Një grua 55 vjeçare e fshatit Banjicë e poshtme në Gostivar, e ka paraqitur në polici të birin dhe nusen e djalit, për braktisje të katër fëmijëve të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB-së të Tetovës, S. Sh (55) është kujdesur e vetme për fëmijët e birit të saj, në këto gjashtë muajt e fundit. Çifti nuk ka jetuar bashkë, por nuk janë ndarë me gjyq.

SPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për sqarimin e këtij rasti./Telegrafi/

Exit mobile version