Site icon Telegrafi

E mori falas në verë, Barcelona po mendon ta shes Kessien për miliona euro te Tottenhami

Barcelona është gati të shesë disa lojtarë në afatin kalimtar të dimrit për të vazhduar shlyerjen e borxheve të mëdha, e njëri prej tyre mund të jetë Franck Kessie.

Tottenham tashmë ka ofruar 13 milionë euro për mesfushorin, shkruan Sport, por nuk zbulon nëse klubi katalanas e ka pranuar ofertën.

Xavi e sheh mesfushorin bjellorus si një opsion të mirë në rotacion dhe Kessie nuk po insiston për një lëvizje, megjithëse ai nuk ka bërë veçanërisht përshtypje që kur mbërriti në Camp Nou nga Milani si lojtar i lirë verën e kaluar. Ai ka startuar vetëm në pesë ndeshje që atëherë.

Barcelona ka nevojë për fleksibilitet financiar për t’i dhënë Gavit një kontratë të re afatgjatë.

Në verë, Tottenham i solli Antonio Contes lojtar si Ivan Perisic dhe Richarlison, por Daniel Levy mund të miratojë disa ardhje të tjera në janar, dhe prej muajsh po flitet për transferimin e mbrojtësit të ri spanjoll Pedro Porro nga Sporting Lisbona. /Telegrafi/

Exit mobile version