Çifti i njohur Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë mjaft të ndjekur nga fansat dhe të diskutuar në media.
Ata u përfolën muaj më parë se po bëheshin prindër për herë të dytë.
Mirëpo aso kohe, vet këngëtari e mohoi një gjë të tilla përmes një shkrimi në InstaStory, ku shkruante “Nuk është e vërtetë”.
Por mesa duket, lajmi për shtatzëninë e dytë të Andrrës është krejtësisht i vërtetë dhe një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet ajo.
Andrra ka realizuar një set fotografik me barkun e rrumbullakosur, në studion e këngëtares së njohur, Rezarta Shkurta.
Njërën nga fotografitë më të veçanta, bashkëshortja e këngëtarit e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqej mjaft e lumtur në një fustan të bardhë, teksa barku i rrumbullakosur i vërehej dukshëm.
“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekond të jetës, të presim me padurim”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Çifti përndryshe janë prindër edhe të një djali katër vjeçar, të quajtur Ansi. /Telegrafi/