Telegrafi

E mohojnë lidhjen, por vazhdojnë me komplimente: Can Yaman edhe një lavdërim për Demet Ozdemir

Ata janë bërë të famshëm në saje të paraqitjeve në serialin e famshëm, jo vetëm në shtetin turk, “Erkenci Kus”.

Bëhet fjalë për Can Yaman dhe Demet Ozdemir, të cilët dashurinë e serialit e kanë bërë realitet edhe në jetën e përditshme.

Megjithëse ende nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, aktorët po vazhdojnë t’i japin komplimente njëri-tjetrit.

Një të tillë e ka bërë edhe aktori që ka prejardhje shqiptare, ku ka lavdëruar kolegen e serialit që ka bërë për vete edhe shqiptarët.

“Të luash sy më sy me ty, është një mundësi e madhe për mua”, ka komentuar 29-vjeçari në një foto të bukuroshes turke.

Lexo po ashtu Can Yaman dhe Demet Ozdemir argëtohen duke dëgjuar "Bon Bon" të Era Istrefit

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen në ekranet televizive. /Telegrafi/