Telegrafi

E mitura u bë nënë për herë të dytë – detaje për rastin ku ajo dyshohet se tentoi ta braktisë foshnjën e porsalindur

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të martën se vajzë e mitur ka tentuar që ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë. Telegrafi mëson se e mitura është rreth 16-vjeçare, nënë e dy fëmijëve dhe i përket komuniteteve joshumicë.

Për këtë rast Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka iniciuar procedurë për veprën penale bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Lexo po ashtu Një femër tenton ta braktisë fëmijën e porsalindur në Prishtinë

“Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Bashkësi jashtëmartesore me persona nën moshën 16 vjeç’”, ka thënë Ulaj, duke shtuar se janë u ndërmarrë veprime hetimore.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje nëse është arrestuar deri më tani ndonjë i dyshuar.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar më të hënën e 13 shkurtit. /Telegrafi/