Në një kohë kur mbarë opinioni publik në vend u trondit nga ngjarja në Vlorë kur një 17vjeçare akuzoi babanë e saj se e kishte përdhunuar dhe më pas ajo ishte detyruar që të abortonte në muajin e gjashtë, kjo e fundit tashmë ka ndryshuar dëshminë.
Gjatë dëshmisë së saj, vajza me inicialet Xh.Ç. deklaroi para hetuesve të çështjes se e kishte përdhunuar një fqinj i moshuar, ndërsa nga frika kishte akuzuar babanë.
“Po shkoja me vëllain e vogël në shkollë, por ai më doli në rrugë dhe më tha hajde me mua. Jo, i thashë, por më kërcënoi. Më tha që të shkoja më të pasi do më vriste mua dhe familjen. Pata frikë dhe shkova. Kishte një puçërr në ballë. Nuk ia di emrin”, theksoi ajo, raporton BW.
Pas denoncimit të së bijës, V. Çinaj ka përfunduar në burg dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në daljen e analizës së ADN-së kryer ndaj fetusit.
Por, 17vjeçarja thotë se ndihet e penduar për denoncimin që i bëri babait të saj dhe druhet daljes së tij nga burgu pasi ka frikë se do ta përzërë nga shtëpia.
“Bëra gabim, denoncova babanë, por ai nuk ka faj. Tani kam frikë se kur të dalë do më vrasë, do më përzërë nga shtëpia. Kërkoj të lirohet babai dhe të arrestohet ai tjetri”, tha ajo.