Telegrafi

E mitura përdhunohet në kotec nga 67 vjeçari, autori arrestohet e më pas lirohet (Video)

Një rast i rëndë është trajtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, për drejtësinë shqiptare, që ka dështuar sërish të bëjë drejtësi.

Bëhet fjalë për një ngjarje të dhimbshme ku një vajzë e mitur 10-vjeçare pretendohet se është abuzuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar.

Ky i fundit u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxor nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”.

Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar.

“Ishte ditë e shtunë dhe e kam nisur gocën në dyqan për të marrë një bukë. Kur kthehet goca nga dyqani për në shtëpi, shkon direkt në dhomën time të gjumit”, fillon rrëfimin e ëma e vajzës.

“E shoh dritën ndezur dhe i thërras, kush është aty. Jam unë, më thotë vajza. Ngjitem lart dhe shikoj gocën po ndërrohej. I thashë që çfarë ke. Më janë bërë tha të mbathurat pis. Thashë me çfarë i ke bërë, ku i ke? Tek koshi, më tha, në banjë. Shkoj i marr, ishin të lagura. E pyes, të ngacmoi njeri rrugës? Jo, më tha në fillim. Po i thashë me çfarë janë bërë? Mund të jenë me ilaç enësh, më tha mua. Në moment kam shkuar i kam lagur tek çezma që ta shihja ishte vërtetë ilaç apo jo. Aty i them prapë, të ngacmoi njeri? Më thotë më doli xhaxhi Behari përpara. Është 67 vjeç”, vijon rrëfimin nëna e vajzës.

“…I them gocës, çfarë të bëri. Më kapi nga gjoksi, më thotë goca, më puthi, pastaj më hoqi pantallonat. Tim shoqi nuk i kam thënë gjë në moment. I them, do më tregosh mamit drejt se ku i gjete Lekët. Lekët m’i dha xhaxhi Behari më tha. Po pse t’i dha Lekët, i thashë? Më hoqi pantallonat, tha ajo, hoqi dhe pantallonat e tij edhe filloi të më fërkonte me dorë, tha. Dhe në moment kur u afrua që ai të kryente aktin, goca e ka shtytur nga dhimbja. Kishte ndodhur në kotecin e pulave të tij. E kishte çuar çupën në kotec të pulave”, tregon më tej nëna e vajzës së mitur.

Historia është e rëndë, aq më tepër kur e tregon vetë e mitura me gojën e saj.

Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici 67-vjeçarin në fjalë, i cili u arrestua menjëherë.

Por më pas, abuzuesi i vajzës së mitur bëri kërkesë për ndryshim mase sigurie, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Dhe kështu ndodhi. Ai u lirua nga Gjykata, e cila vendosi “arrest shtëpie”.

Vendimi u dha pas raporteve mjekësore të dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje.

Për të parë videon kliko KËTU