Site icon Telegrafi

E mitura nga Gostivari ka vjedhur stoli ari nga shtëpia e saj

Para disa ditëve Sektori për Punë të Brendshme kishte njoftuar për një vjedhje në një shtëpi në rrugën ”143” në Gostivar ku mungonte një çantë me stoli ari, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Marjan Josifovski nga SPB-Tetovë për AIM ka thënë se policia e ka gjetur vjedhësin e stolive, që është vajza e mitur e cila kishte bashkëpunuar me shokë për të vjedhur në shtëpinë e saj.

Në çantën e vjedhur kishte qafore, doreza të mbuluara me ar dhe vathë shumë të shtrenjtë.

Si i vjedhur ishte i paraqitur edhe nje laptop por i njejti është gjetur në një dhomë tjetër.

Policia ka ngritur padi kundërvajtëse për dy të miturit, vajzën që kishte vjedhur në shtëpi dhe shokun e saj, poashtu i mitur. /Telegrafi/

Exit mobile version