Telegrafi

E mitura mbetet shtatzënë, policia interviston babanë e fëmijës

Nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës, Reparti i Gjinekologjisë është raportuar se një paciente e moshës së mitur është pranuar në këtë repart, e cila pritet të lind fëmijë.

Në lidhje me rastin është identifikuar dhe intervistuar i dyshuari, gjithashtu i mitur i cili ka bashkëjetuar me viktimën.

“Nga QKUK – Reparti i Gjinekologjisë është raportuar se një paciente femër  K/Ashkali e moshës së mitur, është pranuar në këtë repart, e cila pritet të lind fëmijë”, thuhet në njoftim e Policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Foto: Arkiv