Telegrafi

E mitura e rrah me boks hekuri një femër

Një femër e mitur e ka rrahur me boks hekuri një femër tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në Vushtrri  ku e  dyshuara pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet metalik (boks hekuri).

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.