Një femër e mitur e ka rrahur me boks hekuri një femër tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur dje në Vushtrri ku e dyshuara pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet metalik (boks hekuri).
Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.