Telegrafi

E mitura e raportuar si e zhdukur, bashkëjetonte me një person në Prishtinë 

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e mitura e raportuar si e zhdukur është gjetur nga babai i saj, me ç’rast në deklarimin e saj të dhënë në prani të punëtorit të QPS-së, ka deklaruar se ka bashkëjetuar me vetëdëshirë me personin e dyshuar.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendimin e prokurorit, i dyshuari është liruar.

Rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim