Uellsi tashmë nuk është më befasi në botën e futbollit, por ata dinë të bëjnë ende gjera të befasueses.
Uellsianët e kanë nisur mjaft mirë fushatën e kualifikueseve të Botërorit 2018, por një gjë nuk po arrin ta bëjë si duhet, të dalë mirë në fotot para ndeshjes.
Kjo kombëtare ka një histori të pabesueshme për të dalë shëmtuar në foto.
Më e fundit është ajo para ndeshjes ndaj Austrisë, ku 7 lojtarë vendosën të uleshin, ndërsa katër të tjerë të qëndronin në këmbë.
Fatmirësisht për trajnerin Coleman, skuadra në fushë u paraqit më mirë se në foto, pasi mori një barazim 2-2.
Kjo nuk është hera e parë që kjo skuadër del kaq keq, pasi historia nis që në vitin 1958 dhe vazhdon edhe ditët e sotme.
Madje, në epokën moderne të kësaj skuadre, Gareth Bale është njëri nga fajtorët pse skuadra nuk arrin të dalë si çdo skuadër tjetër. /Telegrafi/