Telegrafi

E merr malli për muzikë, ministri Memli Krasniqi “e kallë” në martesën e motrës – befasohet edhe në Zone Club (Foto)

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, dihet se në zemër e ka muzikën.

Këtë ai kurrë nuk e fsheh, dhe nuk heziton ta tregojë as në evenimente familjare.

Në një foto të postuar nga bashkëshortja e tij në rrjetin social Facebook, shihet Memli duke kënduar bashkë me këngëtarin e mbrëmjes, këngëtarin e mirënjohur të muzikës pop folk, Vullnet Zhuniqin.

Pasi që u kënaqen në dasmën e motrës Bubulinës, ata janë parë në klubin më të frekuentuar në kryeqytet, Zone Club. Aty Memli ishte me miq dhe sërish me bashkëshorten.

Eshtë Meliza, gruaja e ministrit ajo që ka regjistruar momentin kur ministri befasohet me një nga këngët e “Ritmit të Rrugës”, pjesë e të cilit ishte vet Memli Krasniqi, shkruan Telegrafi.

Në një moment shihet se si ai hap krahët dhe ndihet mjaft i lumtur për befasinë e miqve të tij në Zone Club.

Memli mbetet një prej ministrave më të angazhuar dhe më aktivë të qeverisë, me miliona euro subvencione të shpërndara për bujqit anë e mbanë vendit dhe projekte të shumta në përkrahje të tyre. Më parë, ai ka drejtuar ministrinë e Kulturës dhe të Sportit, ku përmirësoi infrastrukturën ligjore për shpërblimin e sportistëve, e ku më së shumti përfitoi Majlinda Kelmendi falë sukseseve të saj historike duke bërë krenar vendin.

Por, ai asnjëherë nuk e harron muzikën. Në shpirt, e në zemër e ka hip hopin… /Telegrafi/