Kushte të veçanta për kursim dhe normë e levërdishme të kamatave vetëm të mërkurën
Disa thonë, e mërkuar është ditë fati. Por, përse pikërisht e mërkura? Ekzistojnë hulumtime që thonë se çfarëdo aktiviteti i mençur në ditën e mërkurë, si leximi, shkrimi, bisedat, do të bëheshin me përqëndrim dhe vëmendje të posaçme. Prandaj, jorastësisht edhe përdoret termi „e mërkura gazmore“, e përsëri Halkbank sjell depozitin e ri promovues që do të jetë aktiv pikërisht çdo të mërkurë, edhe atë me kushte të veçanta.
Duke u nisur nga premisa që çdoherë të mundësohen prodhime të reja dhe shërbim shembullor për klientët e saj, Halk Bank ofron mundësi për depozitimin e mjeteve tuaja përmes këtij prodhimi të dizajnuar unik që garanton kushte jashtëzakonisht të volitshme për kursim dhe normë mjaft të volitshme kamatore, që është fikse. E gjithë kjo me qëllim që depozita juaj të rritet sigurtë dhe qëndrueshëm.
Në të vërtetë, përmes depozitit të ri, çdo të mërkurë me një shumë minimale prej 30.000 denarësh, ose 500 euro depozit, mund t’i afatizoni mjetet tuaja në 13 ose 25 muaj, me atë që në 13 muaj fitoni 1,70% normë kamatore nëse paratë tuaja janë në denarë, ndërkaq nëse janë në euro, përfitoni normë më të levërdishme kamatore prej 0,90%. Nëse vendosni që kursimi juaj të afatizohet në 25 muaj, norma kamatore në denarë është 2,50%, kurse në euro është 1,50%.
Në fakt, për cilëndo peridhë kohore që të përcaktoheni, pagesa e kamatës do të ndodhte në fund të periudhës së depozitimit ose në aspekt mujor, ndërsa përparësia shtesë është ajo se depoziti riafatizohet apo ridepozitohet automatikisht pas përfundimit të periudhës së afatizimit.
Kursimi është një prirje me vlerë – çdo ditë. Mirëpo, nëse përcaktoheni që t’i depozitoni mjetet tuaja, mbase e mërkura do t’u sjell fat të veçantë, por është e pashmangshme që do të keni mundësi t’i shfryrëzoni mundësitë e shumta të levërdishme. Prandaj, filloni të kurseni me fat!