Telegrafi

A e meritoi Ronaldo Topin e Artë? Flet Luis Figo

Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Real Madridit, Luis Figo mendon se Cristiano Ronaldo e ka merituar Topin e Artë.

Portugezi thotë se nuk ka asnjë dyshim se ylli i Real Madridit e ka merituar çmimin e lojtarit më të mirë për vitin 2016, transmeton KosovaPress.

“Për këtë vit nuk kishte asnjë dyshim”, ka thënë Figo.

“Cristiano në Portugali është një ikonë, një pikë referimi. Ai ka shkruar historinë e futbollit”, tha ai.