Luis Suarez e ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj mbrojtësit Juanfran, gjatë ndeshjes Barcelona – Atletico.
Madje, sulmuesi uruguaian përveç lojës së rrezikshme edhe e shqelmoi kundërshtarin.
Suarez ishte ndëshkuar me të verdhë pas një ndërhyrje në minutën e 70-të, pas një ndërhyrje në Felipe Luis.
Suarez shënoi dy herë në këtë ndeshje për tu kthyer në një hero të Barcelonës. /Telegrafi/