Një shqiptar 22-vjeçar do të duhet të vuajë dënim me burg për tre vite e gjysmë pasi e ka goditur sirianin me dy grushte në kokë.
Pak ditë më vonë, viktima ndërron jetë në spital pasi ka pësuar traumë kraniocerebrale.
Gjykata e Kielit në Gjermani, rastin që ndodhi në një diskotekë në Henstedt-Ulzburg, e vlerësoi si shkaktim të lëndimeve trupore me pasojë – vdekje, shkruajnë mediat gjermane.
Shqiptari 22-vjeçar ka pranuar se nga fillimi i muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të një femre të re e ka goditur me grusht në kokë një bashkëmoshatar të vetin sirian dhe pas shtrirjes së tij në tokë, e ka goditur edhe një herë në fytyrë.
Prokurorja kishte kërkuar pesë vite e katër muaj burg, ndërsa avokati mbrojtës maksimum dy vite burg.