Një sulm fatal ndaj një berberi të ri emigrant në mes të ditës është filmuar dhe është publikuar në internet.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një sulm të tmerrshëm të ndodhur në Moskë, për të cilin është arrestuar një klient i pakënaqur me prerjen e flokëve, dhe i cili për këtë shërbim kishte paguar vetëm 3,5 dollarë.
Siç thuhet më tej, viktima i njohur si ‘Danya’ në mesin e shokëve të tij, një i ri nga Uzbekistanit, ndërkaq mediat raportojnë se e kanë identifikuar atë si Dastan Adekhanov, 24-vjeç.
Supozohet se konflikti filloi pasi berberi Adekhanov i bëri një klienti mashkull një prerje flokësh, duke i marrë për shërbim 200 rubla (3,50 dollarë) – një çmim të ulët sipas standardeve të Moskës.
Por, klienti ishte dukshëm i pakënaqur dhe u kthye për t’u ankuar të premten.
Edhe pse stafi i lokalit ku kishte kryer shërbimin ai u përpoq të zgjidhte situatën dhe të përmirësonte prerjen e flokëve të tij, klienti nuk i pranoi asnjë nga opsionet.
Dhe në vend që të kërkonte paratë e tij, ai papritmas e tërhoqi Dastanin në rrugë.
Pamjet e sulmit, të ngarkuara në Facebook dhe YouTube, tregojnë një djalë të ri në një xhaketë të zezë duke u ndjekur nga një njeri me një bluzë në të verdhë, me atë që duket të jetë një objekt i gjatë dhe i mprehtë në dorën e tij.
Sulmuesi duket se ther të riun disa herë, ndërkohë që kalimtarët nuk ndërhyjnë.
Ai pastaj largohet, duke e lënë viktimën në agoni, dhe kthehet për të ecur prapa, momente më vonë për të kontrolluar atë.
Momente më vonë, i riu bie në tokë dhe mbetet i palëvizshëm. Ai njoftohet se vdiq para se të mbërrinte ambulanca. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=PfucJ33GX3g