Telegrafi

E mbyti me thikë, sepse ia ngacmoi motrën

Menjëherë forca të shumta të Komisariatit numër 5, janë vënë në ndjekje të autorit 17-vjeçar, me inicialet E.D, duke e vënë në pranga. Nga hetimet paraprake mësohet se autori i krimit njihet si shtetas me precendentë penal për policinë, pasi pak kohë më parë mbi të rëndonte akuza e vjedhjes, transmeton BW.

Pas arrestimit, adoleshenti ka rrëfyer në polici se sherri me 24-vjecarin, të cilin e kishte dhe komshi ka ndodhur pasi ai i kishte ngacmuar motrën. Viktima me origjinë nga Fushë Kruja, jetonte në zonës së 3 tek shinat e trenit në Tiranë.

Vrasje e sotme pason ngjarjen e rëndë të ndodhur më 23 shkurt, ku një 35 vjeçar vrau me thikë në zemër një 22 vjeçar, në autobusin e linjës së kryeqytetit Qendër-Shkozë. Ndërkohë që pak ditë më parë u ekzekutua për vdekje Dritan Lamaj ish-shefi i Komisariatit Nr. 6 në Tiranë. /Telegrafi/