Telegrafi

E mbyti italianin 68-vjeçar, duke e goditur 12 herë me thikë, shqiptarja rrëfen ngjarjen

Një grua shqiptare e kishte mbytur, duke e goditur 12 herë me thikë, një 68-vjeçar italian.

Mide Ndreu ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Ajo tha se pronari i shtëpisë ku punonte e ngacmonte vazhdimisht.

Gruaja deklaroi se i moshuari kishte nisur ta prekte, edhe pse ajo kishte kundërshtuar disa herë. “Nuk dua, ndalo”, deklaroi gruaja se i ishte përgjigjur të moshuarit, por ai nuk i ishte bindur.

Burri kishte marrë një thikë nga lavamani, duke e drejtuar në drejtim të Ndreut dhe më pas e kishte tërhequr atë në divan.

Më pas, ajo ia ka marrë thikën, duke e qëlluar 12 herë rresht në inat e sipër.

Ajo tha se ai e kishte ngacmuar disa herë, por ajo vazhdonte të shkonte në shtëpinë e tij, pasi kishte nevojë për punë dhe para.

Ndreu deklaroi se burri i saj kishte ndonjë punë të rastësishme që prej fillimit të pandemisë. Vetë bashkëshorti i saj ka deklaruar se asnjë anëtar i familjes nuk ishte në dijeni të faktit që i moshuari italian e ngacmonte vazhdimisht.

Mbrojtja e gruas shqiptare ka kërkuar që ajo të qëndrojë në arrest shtëpiak, për shkak se vuan nga disa probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë vështirësi në përballimin e izolimit./Abcnews.