Telegrafi

E mbyt rryma, burri nga India rrëzohet në rrugën e mbushur me ujë – kalimtarët kalojnë pranë tij dhe nuk ndërmarrin asgjë (Video, +18)

Ky është momenti kur një burrë goditet nga rryma dhe bie pa shenja jete në rrugën e mbushur me ujë nga shirat e rrëmbyeshëm në Indi, derisa disa kalimtarë rasti as që e marrin mundin ta ndihmojnë.

Videoja është filmuar në qytezën Ludhiana të Indisë, dhe shfaq burrin i cili po ecte së bashku me një mik dhe kur afër tyre kalon një veturë, duket se ai shkel nën ujë një kabllo të rrymës që ishte fatale për të, transmeton Telegrafi.

Por, ajo çfarë është më e tmerrshme janë reagimet e qytetarëve, që vetëm vëzhgojnë dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndihmuar. Në video shihet një grua ku pranë dyqanit të saj rrëzohet pa shenja jete ky burrë, dhe ajo as që e merr mundin ta thërrasë policinë apo ndihmën e shpejtë.

Dhe kur duket se disa burra i afrohen, njëri prej tyre e prek me një copë druri dhe sërish largohet sikur të gjithë të tjerët.

Por, veprimet e kalimtarëve të rastit kanë shkaktuar reagime të ashpra tek qytetarët në mbarë botën, që pyesnin se si është e mundur të mos ndihmohet një njeri në gjendje të tillë. /Telegrafi/