Maqedonia është një vend ku ndodhin çudira dhe ndodhin grabitje të llojeve të ndryshme. Këtë herë ka pësuar shitorja ‘Evropa’ në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Një person i maskuar është futur në shitore, me anë të armës e ka kërcënuar shitësen dhe e ka detyruar të futet në toalet.
Grabitësi e ka mbyllur derën me çelës dhe pastaj ka kryer vjedhjen ku ka gjetur 50.000 mijë denarë apo 815 euro në arkën e shitores.
Pas grabitjes ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa e shitësja ka mbetur në toalet.
Nga MPB e Shkupit kanë njoftuar se janë duke e kërkuar vjedhësin./Telegrafi/