Site icon Telegrafi

A e mbushën Ledri dhe Princ Caffe më shumë sheshin se opozita? (Foto)

Ledri Vula dhe kampanja e Devolli Princ Caffe për Instant Caffen ka rezultuar në një stër-sukses.

Reperi i njohur shqiptar promovoi kafen e re Instant Caffe, e cila do të konkurrojë brende botëroe, me ç’rast lansoi edhe performoi këngën e re “Kings” para mijëra të pranishmëve në shesh.

Eshtë vet reperi që ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, dhe që e sheh sheshin “Zahir Pajaziti” të stërmbushur, shkruan Telegrafi.

Kishte zëra që kanë ironizuar duke thënë se këngëtari vet mbushi më shumë sheshin se sa opozita, çka e konfirmoi fushatën e suksesshme të tij dhe të Devolli Princ Caffe.

Imazhet sigurisht flasin vet ashtu si atmosfera e transmetuar dje LIVE nga sheshi “Zahir Pajaziti” nga Telegrafi në faqen e Facebookut.

Ledri 12 orë që pas lansimit të këngës së re ka arritur në mbi 200 mijë klikime, teksa Devolli Princ Caffe dhe Instant Caffe ka regjistruar sukses të paprecedent në orët e para çka e ri-konfirmon depërtimin e suksesshëm në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version