Site icon Telegrafi

E mbijetuara, për gjashtë muaj skllave seksi e ISIS-it: A e dini pse nuk nxjerr dot lot? U them se më janë shterur! (Video)

Gjatë vitit 2014, luftëtarët të grupit të ashtuquajtur “Shteti Islamik” kishin vënë në shënjestër Yazidët, grup ky etnik kurd në veri të Irakut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë asaj kohe, dhe jo vetëm, ata kishin vrarë burrat dhe i kishin marrë gratë dhe fëmijët.

Dhe një nga to ishte edhe Ekhlas, atë kohë vetëm 14-vjeçe.

Rrëfimin e saj e sjellin mediat duke treguar se ajo ishte përpjekur të arratisej, por pa sukses.

Pas kësaj, ajo ishte kapur edhe ishte mbajtur si skllave seksuale për rreth 6 muaj të rëndë, gjatë të cilëve siç thotë ajo, për çdo ditë ishte përdhunuar.

“Ai më mori në mesin e 150 vajzave. Ai ishte i shëmtuar, si një përbindësh, me flokë të gjata. Isha aq e frikësuar sa që nuk mund ta shikoja”, thotë Ekhlas.

“Çdo ditë më përdhunonte. Tentova të vrisja veten”.

Megjithatë, në një moment, ajo kishte mundur të largohej derisa ai ishte duke luftuar.

“A e dini pse nuk nxjerr dot lot? U them se më janë shterur”.

Siç thuhet më tej, ajo mundi të arratisej gjatë kohës kur ai ishte duke luftuar, duke shkuar në një kamp refugjatësh.

Tanimë ajo thuhet se jeton në një qendër rehabilitimi në Gjermani ku po i nënshtrohet terapisë me psikolog. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=UMcfkRSq6RE

Exit mobile version