Site icon Telegrafi

E mbante mbyllur në shtëpi dhe e sulmonte fizikisht bashkëjetuesen, shkupjani përfundon në paraburgim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi nga Shkupi për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepra penale të zgjatura të privimit të kundërligjshëm të lirisë.

“I akuzuari në periudhën prej datës 10.10.2021 deri më 12.3.2022, duke ushtruar dhunë në familje, në dy raste i ka kufizuar lirinë e lëvizjes dhe ka lënduar fizikisht viktimën me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore. Ai e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë dhe në trup, duke i shkaktuar lëndime fizike dhe më pas e ka ndaluar me ditë të tëra të largohet nga shtëpia e përbashkët”, njofton Prokuroria.

Prokurori kompetent, së bashku me aktakuzën e dorëzuar, në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar edhe propozim për caktimin e masës paraburgim për të akuzuarin.

Exit mobile version