Kanë kaluar katër vite që kur mesfushori holandez Royston Drenthe kishte lënë Real Madridin përfundimisht.
Por kjo nuk e pengon futbollistin që të bëjë tifo për këtë skuadër.
Ai ka hedhur një video në rrjetet sociale ku shihet gëzimi i tij i madh pas triumfit të Los Blancos në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, pas penalltive.
Mesfushori tani 29 vjeçar kishte nënshkruar së bashku me bashkëkombësin e tij Wesley Sneijder në vitin 2007.
Ai kishte shënuar gol të jashtëzakonshëm në finalen e Superkupës kundër Sevillas, po atë vit.
Dashuria e madhe për këtë klub nuk është shuar kurrë dhe ai ndeshjet e Real Madridit i shikon me shumë emocione dhe me fanellën e Arjen Robben që e kishte bashkëlojtar.
Tani ai luan me Baniyas Club në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka bërë karrierë edhe në Rusi, Angli dhe Turqi. /Telegrafi/