Site icon Telegrafi

E mbani mend Lejlën që vuante për bukë? Ajo sot është e lumtur (Video)

Lotët mbizotërojnë përsëri në familjen e Lejla Osmanoviçit. Por kësaj radhe janë lot gëzimi. Lelja dhe vajzat nuk mund të mbajnë emocionet nga rezultati i apelit të tyre. Nuk kërkuan shumë, por thonë se tani njerëzit bamirës u kanë dhënë më shumë se sa kanë mundur të imagjinojnë. E kjo u ka rikthyer dëshirën dhe vullnetin për një jetë më të mirë.

“Zoti i shpërbleftë të gjithë që më ndihmuan. Zoti i dhashtë secilit. Të të sjellin prej një situatë që e kisha në këtë gjendje të lumtur me lot gëzimi…Fëmijët janë të lumtur. Këto lot nuk janë të njëjta sikur ato të mëparshmet. Shumë jam e lumtur prandaj nuk mund ta mbaj veten. Zoti i shpërbleftë të gjithë, çfarë të them tjetër”, tha Lejla Osmanoviç për Tv Shenja.

“I pagova të gjitha borxhet. Më kanë siguruar ushqim. Më dhanë garanca se në shtator do të mi mbulojnë të gjitha nevojat e vajzave për në shkollë. Më kanë paguar qiranë për një vit. Çfarë të dëshiroj më tepër. I qofshim falë Zotit”, sqaron ajo.

Me paratë e mbledhura vajzat kanë shlyer edhe borxhet e shkollimit, dhe me padurim presin fillimin e shkollës me çanta dhe mjete të reja shkollore.

“Nëna ime mua më ka blerë tablet. Edhe maskë për tabletin. Më duhet një çantë dhe libra. Lapsa…”, thotë vajza e Lejlas, Adela Osmanoviç.

Lejla thotë se kjo për të është nisje e një jete të re nga pika zero, dhe uron që gjithkush që ka nevojë të ketë po të njëjtin fat si ajo dhe vajzat e sajë.

Gjithashtu lexo: Lejla që dikur quhej Biljana, sot vuan për bukë (Video)

Exit mobile version