Ish-portieri i Paraguait, Jose Luis Chilavert, kishte shënuar 67 gola në karrierën e tij 20 vjeçare.
Ai mbahet mend si portieri që ka shënuar het-trik.
Tani në moshën 51 vjeçare, Chilavert sigurisht se ka ndryshuar shumë, dhe luan ende rregullisht futboll, edhe pse jo si profesionist pasi ka dalë në pension në vitin 2004.
Ai kishte nofkën ‘Bulldogu’, pasi nuk përtonte edhe të shkaktonte polemika brena një ndeshje. Chilavert ishte larguar nga loja kundër Kolumbisë që, pasi që ishte kacafytur me Faustino Asprillan.
Portieri po gjithashtu thuhet se e ka goditur me grusht Diego Maradonan në një ndeshje me kombëtaren e Argjentinës.
Chilavert njihet si prej kritikëve më të mëdhenj të Maradonas.
Ai është i dyti në listën e top golashënuesve të të gjitha kohërave në histori si portier, pasi braziliani Rogerio Ceni ka më shumë, por me 59 gola ai duhet të jetë i kënaqur.
Në një sezon ai kishte arritur shënimin e 12 golave për klubin e tij dhe kombëtaren.
Pjesën më të madhe të karrierës e zhvilloi në Argjentinë, ku luajti për skuadrën e Velez Sarsfield dhe fitoi katër tituj kampioni shtetëror, një Copa Libertadores dhe një Copa Interamericana. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=bGAwjTizCjE