Telegrafi

E mbani mend Jonjo Shelvey? Ai ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga mesi i fushës

Mesfushori i Rizespor, Jonjo Shelvey ka shënuar një gol të mrekullueshëm për në ndeshjen ndaj Istanbulspor.

Topi ka mbërritur te ish-mesfushori anglez i Liverpoolit i cili ka parë që portieri ka lënë portën e tij dhe ka gjuajtur nga qendra e fushës.

Në fund topi ka përfunduar pas shpine dhe ka pasur një festë të madhe të lojtarëve të Rizesporit.

Ky ishte goli i parë sezonal i 31-vjeçarit me fanellën e Rizesporit, në paraqitjen e tetë të sezonit dhe deri më tani ka regjistruar vetëm një asistim.

Ai e filloi karrierën e tij në Charlton, dhe gjithashtu luajti për Liverpool, Blackpool, Sëansea, Neëcastle dhe Nottingham Forest, si dhe Rizespor, i cili tani është anëtar.

Ai luajti gjashtë ndeshje për Anglinë/Telegrafi/